Erik ten Hag

Ten Hag drejt largimit, emri i parë që futet në garë për trajnerin e Manchester United

13 Prill, 15:59| Përditesimi: 13 Prill, 16:00

  • Share

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag pritet të largohet në fundin e sezonit dhe kjo pas ndeshjeve jo të mira.

"Jam i sigurt se jemi në drejtimin e duhur dhe do të arrijmë atje ku duam të jemi. Nuk kam asnjë dyshim që vitin e ardhshëm do të jem ende në krye", tha trajneri.

Dëshira dhe fjalët e shprehura së fundmi nga Erik ten Hag nuk shihen me dyshim nga lojtarët e tij, por sipas shtypit dhe ish-legjendave të klubit po. The Sun shkruan sot se disa yje të 'Djajve të Kuq' kanë vënë re një ndryshim në qëndrim nga ana e trajnerit holandez dhe mendojnë se ai ka dhënë dorëheqjen para shkarkimit në fund të sezonit, pavarësisht deklaratave të tij.

Zëvendësuesi/ Media në fjalë raporton se disa lojtarë kanë parë që ten Hag është më i shqetësuar dhe më pak i sigurt për qëndrimin e tij pasi pronarët e rinj nuk janë shprehur ende publikisht për të përsëritur besimin e tyre tek ai.

Në të vërtetë, Jim Ratcliffe flitet se është takuar tashmë me një trajner tjetër dhe ai është Graham Potter. Ish-trajneri i Chelseat ka refuzuar tashmë një punë në Holandë, te Ajax, mbase për këtë arsye.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?