Foto ilustruese

‘Tempulli’/ Shpërndante kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 24-vjeçari në Krujë

17 Tetor 2023, 12:38| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 12:45

  • Share

KRUJË- Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Krujës pasi shiste kanabis pranë shkollave. I riu ra në pranga në saj të megaoperacionit ‘Tempulli’.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Fushë Krujës.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?