‘Tempulli’/ Shiste kokainë në qytetin e Fierit, pranga 30-vjeçarit

9 Janar, 10:39| Përditesimi: 9 Janar, 10:41

  • Share

FIER- Një 30-vjeçar ka rënë në pranga në Fier në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. I riu dyshohet se shiste drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar Jurgen Ndrekos, si edhe në banesë, i është gjetur kokainë e ndarë në doza gati për ta shitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?