‘Tempulli’/ Shiste kokainë e ekstazi, pranga 19-vjeçarit në Selitë të Tiranës

8 Janar, 12:01| Përditesimi: 8 Janar, 12:28

  • Share

TIRANË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi i janë gjetur doza të ndryshme drogash. I riu, Maesil Agrobati, shiste kanabis, kokainë e ekstazi në lagje të ndryshme të Tiranës.

Gajtë kontrollit që i është ushtruar në banesë, policia i gjeti sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje.    

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të rrethit të Selitës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?