Foto ilustruese

‘Tempulli’/ Shiste kanabis afër shkollave, vihet nën hetim 18-vjeçari në Tepelenë

17 Nëntor 2023, 11:08| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 11:10

  • Share

TEPELENË- Një 18-vjeçar është vënë në hetim në Tepelenë në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Ai shiste kanabis në afërsi të shkollave të qytetit të Tepelenës.

“Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, me fokus mjediset e frekuentuara nga të rinjtë, kontrolle të kryera në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 18 vjeç, banues në Tepelenë”, njofton policia.

Nga kontrolli , 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza, të cilat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?