‘Tempulli’/ Shiste drogë në zona të ndryshme të qytetit të Beratit, pranga 45-vjeçarit

17 Nëntor 2023, 11:50| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 11:57

  • Share

BERAT- Operacioni 'Tempulli' goditi edhe në qytetin e Beratit. Një 45-vjeçar përfundoi në pranga në lagjen “22- Tetori”. Ai shiste heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Beratit.

Bledar Pupulake u arrestua në flagrancë me disa doza heroine dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e tyre.

Ditën e djeshme, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", Policia e Beratit vuri në pranga 2 shpërndarës të tjerë droge.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?