‘Tempulli’/ Shisnin drogë në qytetin e Fierit, 1 arrestuar, 2 në hetim (VIDEO)

8 Dhjetor 2023, 10:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 10:06

  • Share

FIER- Një person ka rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë vënë në hetim pasi dyshohet se shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit.

35-vjeçarit Marjus Dane, i cili është arrestuar, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu i janë gjetur doza kanabisi me vete, si edhe në banesë.

Po ashtu, edhe dy tjerëve në hetim, Adriatik Malko,43 vjeç, dhe Arben Yzeiri, 48 vjeç, u janë gjetur doza kanabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?