‘Tempulli’/ Përshtati lokalin për shitjen e drogës, arrestohet 27-vjeçari në Korçë

23 Dhjetor 2023, 15:16| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 15:19

  • Share

KORÇË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogës. Gjatë kontrollit që është ushtruar në lokal, në lagjen nr.18 në Korçë, policia ka gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike.

Kështu është arrestuar pronari i lokalit, Nikolin Kapurani, si edhe është vënë në hetim në gjendje të lirë një klient, të cilit iu gjet një cigare me lëndë të dyshuar cannabis. 

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 18, në lokalin në përdorim të 27-vjeçarit, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike. Gjithashtu, shtetasit tjetër N. K., iu gjet një cigare me lëndë të dyshuar cannabis”, njofton policia.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan sasitë e lëndëve narkotike, mjetet për përgatitjen e dozave dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?