Kanabisi i sekuestruar

'Tempulli' në Tropojë, arrestohet 32 vjeçari në makinë me kanabis gati për ti shitur

25 Tetor 2023, 12:21| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 12:23

  • Share

TROPOJE - Një 32 vjeçar nga Durrësi u arrestua në Tropojë pasi në makinë iu gjetën një sasi kanabisi si dhe sasi eurosh dhe lekësh të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e saj.

Në momentin e arrestimit në makinë ishte edhe një 16 vjeçare, edhe kjo banuese në Durrrës e pasagjere në automjet. 

“Në Bajram Curri, është ndaluar për kontrolle, automjeti me drejtues shtetasin A. Ç. dhe ku ishte pasagjere një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike” informoi sot policia e Kukësit.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?