‘Tempulli’ dhe ‘Sundimi i Ligjit’,  Balla: Komunitetet po mbrohen nga krimi

26 Nëntor 2023, 16:20| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 16:23

  • Share

1700744748_balla.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka komentuar arrestimet e fundit nga Policia e Shtetit në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, në kuadër të operacioneve ‘Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, këtë të dielë, Balla shprehet se këto dy operacione madhore dhe të shtrira gjatë në kohë, kanë si qëllim mbrojtjen e komuniteteve dhe goditjen e krimeve të llojeve të ndryshme.

“Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrotjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër",- shkruan Balla,


Lajmi kryesor:

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabis në fshatrat Kir e Pult në gusht! Goditet grupi kriminal në Shkodër! 3 të arrestuar, 6 në kërkim (EMRAT)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?