‘Tempulli 2’/ Shiste kanabis në afërsi të shkolla, pranga 41-vjeçarit në Gjirokastër

27 Shkurt, 10:13| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:14

  • Share

Një 41-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi shiste kanabis në afërsi të shkollave. 41-vjeçarit i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në rreth 150 doza.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza cannabisi, në afërsi të shkollave, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin R. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër”, njofton policia.

41-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?