Policia e Tiranës

‘Tempulli 2’/ Në kërkim për shitje droge, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

19 Shkurt, 11:43| Përditesimi: 19 Shkurt, 11:44

  • Share

TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’. 25-vjeçari M.B., ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

I riu është arrestuar në rrugën "Myslym Shyri" në Tiraë.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?