Farat e kanabisit të sekuestruara

'Tempulli 2'/ Iu gjetën 4000 fara kanabisi, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

13 Mars, 09:36| Përditesimi: 13 Mars, 09:40

  • Share

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kuadër të meagoperacionit mbarëkombëtar të koduar ‘Tempulli 2’.

Adoleshenti banues në Durrës u kap nga shërbimet e policisë dhe sipas njoftimit gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Ai u vu në pranga nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, pasi u siguruan informacione nga inteligjenca policore për një shtetas që transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?