‘Tempulli 1'/ Gjykata lë në burg tre të arrestuarit, 11 shpërndarës droge në shkolla sërish të lirë

2 Prill, 18:54| Përditesimi: 2 Prill, 21:02

  • Share

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 14 të arrestuarit e operacionit “Tempulli 1” për shpërndarjen e drogave nëpër shkolla. Janë liruar liruar me kusht 11 nga 14 të ndaluarit për shitje droge, ndërsa me nga 5 vite burg janë dënuar Dorjano Çela, Eduart Hysa e Polikron Shabani.

Gjykata, VENDOSI:

1. I pandehuri Eduart Hysa deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shirja e narkotik-ve" me 7 vite e 6 muaj burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, dhe përfundimisht Hysa dënohet me 5 vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Polikron Shabani për kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shitja e narkotikëve me 7 vite e 6 muaj burgim. Nga zbritja e 1/3 së dënimit, Shabani dënohet përfundimisht me 5 vite burgim.

3. Dorjano Cela dënohet fajtor për kryerjen e veprës penale, të “prodhim dhe shitja e narkotikëve me 7 vite e 6 muaj burgim. Përfundimisht Çela dënohet me 5 vite burgim pasi i zbritet 1/3 e dënimit.

4. Deklarimin fajtor të Fabian Qoku përkryerjen e veprës penale, të "prodhim dhe shitja e narkotikëve” me 7 (shtatë) Vite burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 4 (katër) Vite e 8 (tetë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin duke e vëne ne provë për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe te mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

5. Deklarimin fajtor te të pandehurit Muharrem Tarushi për kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” me 7 vite burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin me 4 vite e 8 muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe te mos kryejë vepër tjetër penale dhe te mbajë kontakte me shërbimin e provës. Ndërkaq shuhet masa e sigurisë ''Arrest në burg",  caktuar ndaj tij.

6. Deklarimin fajtor të Erion Xhaxho për kryerjen e veprës penale të "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” me 7 vite burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Erion Xhaxho me 4 vite e 8 muaj burgim.  Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit te dënimit me burgim për të pandehurin duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe te mbajë kontakte me shërbimin e provës. Ndaj tij shuhet masa "Arrest në burg”.

7. Jurgen Hasmataj dënohet për kryerjen e veprës penale, të  "Prodhim dhe shitja e narkotikëve ", me 5 vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Hasmataj për kryerjen e veprës penale, të "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioni ", me I (një) Vit burgim.  Në bashkim të dënimeve, Hasmataj dënohet me 6 vite burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite burgim. Në aplikim te nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit te dënimit me burgim. Shuhet masa e sigurisë ndaj tij.

8.  Fajtor për "Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, shpallet Rigers Shehu me 5 vite burgim. Nga ulja e dënimit Shehu dënohet me 3 vite e 4 (kater) muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Rigers Shehu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe te mbajë kontakte me shërbimin e provës.

9.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Llani për "Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 e 6 muaj burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht te pandehurin me 5  vite burgim.  Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Altin Llani duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

10.  Deklarimin fajtore të të pandehurës Arlinda Rama për kryerjen e veprës penale të "Prodhim dhe Shitja e narkotikëve parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 7 vite burgim.  I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Arlinda Rama me 4 vite e 8 muaj burgim.

11.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Xheladini për "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vite burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Armando Xheladini me 4 vite e 8 muaj burgim. Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Armando Xheladini duke e vënë në provë per një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

12.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Redi Lolaj për kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe Shitja e narkotikëve", me 5 vite burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Redi Lolaj me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim. Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Redi Lolaj duke e vënë ne provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh me kusht që giatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

13.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Idrizi për kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shitja e narkotikve", me 5 Vite burgim. I zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin me 3  Vite e 4 muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Denis Idrizi duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

14.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Marjo Gallushi per kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shitja e narkotikëve parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) Vite burgim. Shuarjen e masës së sigurimit "Arrest në burg", caktuar ndaj të pandehurit Marjo Gallushi.

Prej shtatorit 2023 e deri tani 1100 persona janë arrestuar ose janë në hetim në kuadër të operacionit “Tempulli”, i zhvilluar në të gjithë vendin në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

(Shiko vendimin për 14 të arrestuarit)

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?