Kronikë

Temperaturat ulen në mëngjes por rriten në mesditë, parashikimi i motit për sot

30 Mars 2021, 07:35| Përditesimi: 30 Mars 2021, 07:38

  • Share

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të lehta do ketë verilindje dhe juglindje të vendit, parashikon meteoalb. Mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave edhe nga këto rajone duke bërë që kthjellimet të dominojnë në vendin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur  vlerat ditore nga 1 deri 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Vranësirat të dendura dhe  reshje shiu dominojnë Brigjet e Detit të Zi dhe Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu Veri-verilindja e kontinentit paraqiten me reshje dëbore. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Europën Perëndimore, Qëndrore dhe Pellgun e Mesdheut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?