Foto ilustruese

Kronikë

Temperaturat rriten, si do jetë moti për sot

13 Qershor 2021, 08:17| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 08:18

  • Share

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat malore, por zona e ulët dhe kryesisht ultësira perëndimore mbeten me kthjellime, sipas meteoAlb. Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55-60 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?