Temperaturat mbi 40°C, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik i lartë për zjarr në dy qarqe

20 Korrik 2023, 14:14| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 14:16

  • Share

Vala e të nxehtit që ka goditur Europën dhe Shqipërinë do të vijojë përgjatë gjithë javës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, dita e Enjte do të jetë më e nxehta e kësaj jave pasi termometri do të ngjitet deri në 42 gradë Celsius, por edhe ditën e Premte temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë në 40 gradë.

Këto temperature të larta, shtojnë rrezikun për zjarre. IGJEO ka ngritur alertin për dy qarqe, Berat dhe Fier, ku temperaturat do të jenë përvëluese.

“Pasdite (e enjte, dt.20 dhe te premten, dt.21) pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “I MODERUAR. por në disa prej këtyre qarqeve Durrës (L), Elbasan (P), Kukës (VL), Lezhë (VP), Shkodër (VP), Tiranë (P) dhe Vlorë (VL dhe J) pritet rrezik “I LARTË” vetëm n? zona t? lokalizuara”, cilësohet në buletinin e IGJEO-s.

Rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së Premte sipas institutit të Gjeoshkencave.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre duke evituar qëndrimin në diell për një kohë të gjatë, por gjithashtu duhet shmangin incidentet me zjarret, dhe të ruajnë pyjet.

Vendi ynë në dy vitet e fundit, sidomos në periudhën Korrik-Shtator ka vuajtur nga zjarret, shumë vatra zjarri kanë lënë pas mijëra hektar pyje të djegur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?