Temperaturat mbi 40 gradë, dyndje pushuesish për në plazhet e jugut (VIDEO)

23 Korrik 2022, 11:25| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 20:01

  • Share

Temperaturat mbi 40 gradë celsius kanë bërë që qytetarët të shkojnë në plazh për tu qetësuar në fundjavë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se këtë të shtunë ka dyndje pushuesish në Ksamil, pavarësisht se çmimet e shezlongëve në Ksamil janë më të shtrenjtë se plazhet e tjera në jug.

Paraditen e kësaj të shtune duket radhë kilometrike për në Ksamil, ndërsa një çadër me dy shezlonge në plazhet e Ksamilit vijon nga 1500-5000 lekë. 

Edhe Rruga Transballkanike në Vlorë por edhe përgjatë Lungomares ka patur më shumë lëvizje automjetesh. Megjithatë krahasuar me një vit më parë nuk ka bllokime me orë dhe lëvizja e automjeteve kryhet me ritme te ngadalta për shkak të fluksit të automjeteve që i drejtohen jugut të vendit.

Ora 11:47
Fluks automjetesh në Vlorë, pushuesit i drejtohen plazheve të jugut në fundjavë (VIDEO)

 

Fundjava risjell trafik në Vlorë kjo edhe për shkak të numrit të pushuesve që i drejtohen jugut për plazh. Rruga Transballkanike por edhe përgjatë Lungomares ka patur më shumë lëvizje automjetesh.

Megjithatë krahasuar ndoshta me një vit më parë nuk ka bllokime me orë dhe lëvizja e automjeteve kryhet me ritme te ngadalta për shkak të fluksit të automjeteve që i drejtohen jugut të vendit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 23/07/2022 19:51

    e keni mbushur bregdetin me pallate,,pa urbanistike e rregull,,kur duhej te kishte hotele,,,pa uje,,parkinge,,,e duke derdhur ujrat e zeza ne det....kush ju vjen,,,kur i beni punet mbrapsh...kur e beni gjothe bregdetin golem....ka vende te tjera sa te duash.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?