Temperaturat e lartë thajnë rezervuarin e Kasharajt në lushnjë, ngordhin tonelata peshq

5 Gusht 2022, 15:34| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 15:39

  • Share

Në prag të grumbullimit të prodhimit tonelata me peshk kanë ngordhur duke dalë në sipërfaqe në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, duke i sjellë një dëm të madh sektorit të peshkimit në këtë zonë. Rezervuari i Kasharaj i licensuar dhe për gjuetinë e peshkut funksionon për ujitjen e tokave bujqësore, ndërsa këto ditë ky ujëmbledhës ka qenë në kuotat minimale duke ndikuar negativisht në aktivitetin e peshkimit.

Ylli Kashari, administratori i peshkimit në rezervuar thotë se mungesa e ujit dhe temperaturat e larta janë ndër faktorët që  mund të jenë bërë shkak për këtë katastrofë mjedisore dhe ekologjike.

“Ka ngordhje peshku masive. Se nga se, unë nuk e di, por them nga mungesa e oksigjenit, qarkullimi i ujit, temperaturat e larta dhe rënia e nivelit. Unë nuk hedh dot rasat për vitin tjetër”, tha ai.

Një nga peshkatarët e zonës pohon se situata është një rast i përsëritur, por nuk ka patur një reagim nga ana e strukturave shtetërore.

 “Sipas mendimit tim është mungesë oksigjeni ndoshta se i gjithë uji ka ikur. Edhe vjet kështu ndodhi me peshkun”.

Pas rastit të muajit mars, kjo është hera e dytë që në rezervuarin e Kasharaj në periferi të Lushnjës ndodh ngordhja e peshqve. Administratori i biznesit të peshkimit është në pritje të një përgjigje nga institucionet shtetërore pasi e ka të vështirë të rinovojë rasatin për vitin  e ardhshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 05/08/2022 15:48

    Futini si ne cdo rezervuar dy pompa qe prodhojne ajer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?