Temperaturat e larta, rikthehen zjarret në vend, digjen 30 hektarë pyje në Borizanë të Fushë-Krujës e Lezhë! 3 banesa në rrezik në Torovicë (VIDEO)

3 Korrik 2022, 18:25| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 20:40

  • Share

Temperaturat e larta kanë rikthyer zjarret në vendin tonë, ku aktualisht janë dy vatra aktive, një në Fushë-Krujë dhe një në Lezhë.

Në Borizan të Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët një sipërfaqe pyjore prej 15 hektarësh. Flakët favorizohen nga era dhe ndërhyrja me mjetet e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 14:00 në malin e Torovicës në Lezhë. Report Tv ka mësuar se vatra është ende aktive, ndërsa mendohet se deri më sipërfaqja e shkrumbuar është 15 hektarë pyll me pusha, shkurre dhe bimësi. Situata në këtë zonë është edhe më e rënduar, pasi tre banesa në zonë rrezikohen. Zjarr i rënë prej tre ditësh në zonën e Velipojës depërtoj mëngjesin e së dielës në territorin e Bashkisë Lezhë.

Në terren ndodhen zjarrfikësit, punonjësit e shërbimit pyjor dhe ushtria. Ata po punojnë me mjete rrethanore për vënien nën kontroll të flakëve me qëllim që të shmanget rreziku për banesat.

Rritja e temperaturave ka kthyer alarmin e zjarreve, ku qarqet me rrezik me të lartë është dhe ai i Lezhës, ku javët e fundit janë regjistruar disa vatra zjarri duke dëmtuar mijëra hektarë pyje, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në pronën e qytetarëve.

Ora 20:38
Zjarr i madh në Qesarat të Memaliajt, dëme të shumta në pemë frutore (VIDEO)

 

Zjarr i madh po shkakton dëme te konsiderueshme në drurët frutorë në fshatin Qesarat Bashkia Memaliaj. Sipas informacioneve të fundit deri më tani janë djegur disa pemë ullinj dhe bajame ndërkohe që flakët po shtrihen dhe në pjese të tjera. Si pasojë, forcat zjarrfikëse të Memaliajt ndodhet në vendngjarje ku po lufton me flaket për të evituar shkaktimin e dëmeve të shumta në pemët e tjera frutore. Ka dhe një vatër zjarri jo larg zonës aktive ç’ka po luftohet për ta vënë nën kontroll.

Ora 17:50
Zjarr në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, digjen 15 hektar pyje

Një sipërfaqe me pyje është përfshirë nga flakët në afërsi të një guroreje mbi fshatin Borizane të Fushë-Krujës.

Aktualisht janë djegur mbi 15 hektar pyje dhe zjarri vijon të avancojë, favorizuar nga era, por dhe për shkak të mungesës së rrugës, e cila e bën të  pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Mësohet se nuk ka rrezik për banesat.

Ora 13:49
Zjarr në malin e Torovicës në Lezhë, rrezikohen 3 banesa, digjen 15 hektarë bimësi

LEZHË- Një zjarri ka përfshirë malin e Torovicës, që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën, ku deri më tani janë djegur deri 15 hektarë pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.

Aktualisht zjarri është përhapur një një sipërfaqe të konsiderueshme duke vendosur në rrezik dhe 3 banesa, të cilat ndodhen afër zonës sëpërfshirë nga flakët.

Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha, ndikuar edhe nga era.

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe efektivë të policisë të cilët po vijonë punën për vendosjen nën kontroll të flakëve, ndërkohë po hasen me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

 

Ora 10:37
Vlorë/ Zjarri në fshatin Cerkovinë, flakët vihen nën kontroll

VLORË- Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Cerkovinë në njësinë administrative Novoselë . Kjo është dita e dytë që zjarri është riaktivizuar në këtë zonë.

4 efektivë dhe zjarrfikësja me kapacitet 8 tonë ujë ndodhen në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe disa rrënjë ullinj, por falë ndërhyrjeve të shërbimeve zjarrfikëse është mundësuar vënia nën kontroll e flakëve duke parandaluar në këtë mënyrë dhe djegien e një sipërfaqe prej rreth 100 rrënjësh ullinj shekullor si dhe të disa pemëve frutore.

Kujtojmë se muajt korrik dhe gusht janë muajt më problematik në qarkun e Vlorës lidhur me situatën e zjarreve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?