Kronikë

Temperaturat e larta, mijëra qytetarë nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar!  Fluks makinash në Morinë

1 Maj 2021, 12:20| Përditesimi: 1 Maj 2021, 12:35

  • Share

Temperaturat e larta kanë bërë që kjo fundjava të sjelli një fluks të qytetarëve kosovarë në pikën kufitare të Morinës. Vetëm deri në mesditën e së premtes 6000 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë. Edhe kjo e shtunë nisi me një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova, ku radhë deri në 70 metra janë krijuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë. Policia kufitare njoftoi se në orët e para të ditës kaluan kufirin rreth 5000 shtetas të Kosovës.

Ndërkohë për të përballuar fluksin e lëvizjes, policisë kufitare prej të premtes i është dashur që të punojë me 6 sportele shtesë në mënyrë që të shmangë sa të mundë vonesat dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje.

Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë ka kryer kontrolle për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi. Qytetarët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit. 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 01/05/2021 14:31

    ULUNI TRAUN KETYRE SE KETA JAN MOS MIRENJOHES LE TE SHKOJN PER QEF NE SERBI ASHTU SIÇ SHKOJN PER VAKSINIM KETA JAN PLERA RRAC E POSHTER

    Përgjigju
  • Covidi: 01/05/2021 13:27

    Mbylleni kufirin me kosoven se do shtohen te ifektuarit ju e mbyllet me greqine dhe maqedonine qe infektimet jane me pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?