Makina e shkrumbuar

Kronikë

Temperaturat e larta dhe mbinxehja e mjetit, merr flakë makina në ecje në bypass-in e Vlorës

4 Gusht 2021, 16:38| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 16:42

  • Share

Një makinë tip "Ford" është djegur ditën e sotme gjatë kohës që ishte duke ecur në bypass-in e Vlorës. Shkak i djegies duket se kanë qenë temperaturat e larta dhe nxehja e madhe e mjetit duke bërë që ajo të shpërthejë në flakë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?