Temperaturat do të shkojnë deri në -7 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

19 Dhjetor 2021, 07:09| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 07:14

  • Share

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke sjellë reshje të pakta dëbore. Por pjesa e dytë e ditës do të largoj gradualisht vranësirat duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues.

Temperaturat e ajrit ulen sërish me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11 °C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior - verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?