Foto ilustruese

Kronikë

Temperaturat do të pësojnë rënie, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

27 Qershor 2021, 08:29| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 08:30

  • Share

Moti do të dominohet nga kthjellime, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 gradë.

Sipas MeteoAlb moti i kthjellët dominon në Republikën e Shqipërisë deri pak pas mesditës kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontientit te Europes mbetet në ndikimin e motit te kthjellet dhe vranësirave te lehta. NDERSA Europa Lindore si edhe Ishujt Biritanike karakterizohen nga vranesira konvektive dhe rrebeshe shiu.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?