Foto ilustruese

Kronikë

Temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

17 Gusht 2021, 07:10| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 07:12

  • Share

Në vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 38 gradë celcius në mesditë.

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët por me temperatura të larta në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonën e Alpeve duke rrezikuar dhe ndonjë shi të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu te shoqëruara me stuhi afat shkurtra ere Europa Veriore dhe Lindore. Po ashtu me mot te paqëndrueshme do te vijojë dhe Qendra e kontinentit. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira te pakta do te jete pjesa me e madhe e Pellgut te Mesdheut.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?