Temperaturat deri 33 gradë celsius, liqeni i Pogradecit oaz freskie për vizitorët

11 Qershor, 16:06| Përditesimi: 11 Qershor, 16:17

  • Share

Temperaturat e larta deri në 33 gradë celsius ka çelur "defacto" sezonin turistik në Pogradec, ku liqeni i këtij vendi është populluar nga vizitorë të shumtë. 

Edhe pse një ditë jave, që prej paradites së sotme, banorë të Pogradecit dhe pak vizitorë kanë zgjedhur të sfidojnë temperaturat e larta me freskinë e liqenit të Ohrit.

Fundjavat pritet të popullojnë më tepër qytetin e Pogradecit me vizitorë, ndërsa data 15 qershor do te jetë dita kur do çelet sezoni turistik në këtë qytet.

 

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?