Foto ilustruese

Temperatura të ulëta dhe ngrica në zonat malore, parashikimi i motit për sot

11 Janar, 07:11| Përditesimi: 11 Janar, 08:00

  • Share

Ditën e Enjte vendi ynë pritet të ndikohet kushte atmosferike të qëndrueshme  me masa ajrore të ftohta.

Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë kryesisht në jug të vendit.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  -3 deri 5°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 1 deri 16°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 4 deri17°C/ Marrë nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?