Moti

Temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, vranësira në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

30 Nëntor 2020, 07:26| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 07:29

  • Share

Kjo javë do të nisë me mot të vranët dhe me reshje të pakta shiu në disa zona të vendit gjatë paradites.

Pasditja e kësaj të hëne do të rikthejë kthjellime në gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -3, - 4°C mëngjesi deri në 14°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?