Foto ilustruese

Temperatura të ulëta e ngrica, parashikimi i motit për sot

31 Janar, 07:18| Përditesimi: 31 Janar, 07:19

  • Share

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore në thuajse të gjithë relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 11m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -3 deri 7°C

në zona e ulëta -3 deri 16°C

në zona bregdetare 1 deri 16°C.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?