Foto nga Korça me borë

Temperatura të ulëta deri në -11 gradë, si paraqitet situata në qarkun e Korçës! Rrugët të gjitha të hapura

17 Janar 2021, 10:33| Përditesimi: 17 Janar 2021, 10:37

  • Share

Sot shënohet në nja ditët më të ftohta dhe në qarkun e Korçës termometri ka shkuar deri në -11 gradë celcius.

Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, ndërsa situata është është e qetë dhe pa probleme.

Gjendja e rrugeve nacionale është e mirë, pasi të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.

Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë, ku kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhirë.

Gjendja e rrugeve rurale në përgjithësi është e mirë, nga Bashkia Korçë po punohet për hapjen e rugës Shtyllë-Panarit.

Nga informacionet e marra, raportohet se me energjinë elektrike nuk ka probleme.

Ora 22:06
Temperaturat e ulëta, pas më shumë se 2 vitesh, Shkodra zbardhet nga dëbora

 

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në shumë qytete të vendit tonë. Një shtresë e bardhë ka mbuluar dhe qytetin e Shkodrës.

Reshjet kanë filluar që prej orës 20:00 mbrëmjen e sotme. Kjo është dëbora e parë në këtë qytet prej më shumë se 2 vitesh.

Vetëm një javë më parë, Shkodra u përfshi nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut duke shkaktuar dëme të shumta.

Ora 18:24
Fotolajm/ Dëbora shtrohet në Parkun Kombëtar të Drilonit, destinacion i preferuar për turistët

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë ku në disa qytete ka sjellë dhe reshje dëbore.

‘Qilimi i bardhë’ është shtruar dhe në Parkun Kombëtar të Drilonit në Pogradec e cila është një nga mrekullitë natyrore në vendin tonë.

Edhe në këto ditë të acarta, Driloni mbetet një pikë e preferuar e turistëve shqiptarë të cilët shijojnë atë çka ofron natyra në këtë zonë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?