Foto ilustruese

Kronikë

Temperatura të pandryshuara, si do jetë moti për sot

20 Prill 2021, 07:19| Përditesimi: 20 Prill 2021, 07:20

  • Share

Deri në mesditë mbetemi në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut në vendin tonë. Por pas mesditës dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave dhe ri-kthim të motit të kthjellët në Shqipëri, sipas MeteoAlb. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 17°C.           

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Pjesa e më e madhe e kontinetit Europian do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu dhe stuhi ere. Konkretisht Veriu, Lindja dhe Jugu i Kontinetit. Ndërsa me kthjellime paraqitet Britania e Madhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?