Foto ilustruese

Kronikë

Vendi nën ndikimin e të nxehtit Afrikan, parashikohen tmperatura të larta gjatë ditës së sotme

31 Korrik 2021, 07:14| Përditesimi: 31 Korrik 2021, 07:58

  • Share

Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas meteoAlb. Përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.    

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga  17°C deri në 40°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Ishujt Britanikë, Skandinavia dhe Vendet e Europës Lindore mbeten në ndimimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa kthjellime dominojnë gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian.

Komento

Komente

  • Malok Maloku: 31/07/2021 08:02

    Berisha, duhet të ishte pjesë e të vdekurve, prej këtu e vitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?