Temperatura rekord në Francë! Digjen 9 mijë ha pyje në Spanjë, evakuohen 3 mijë njerëz! Italia, Lombardia mund të shpallin gjendje të jashtëzakonshme

18 Qershor 2022, 13:42| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 13:59

  • Share

Franca, Spanja dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore po përjetojnë temperatura rekord, që kanë ngjallur shqetësim për zjarret në pyje dhe efektet e ndryshimeve klimatike.  Termometri shënoi mbi 40 gradë këtë fundjavë, ndërsa parashikohet që kjo e diel të shënojë një ulje të lehtë të tyre.

Spitalet franceze janë në gatishmëri për të pritur pacientë me gjendje të ndërlikuar shëndetësore për shkak të të nxehtit, ndërsa nxënësve të shkollave iu këkrua të qëndronin në shtëpi .

Kryqi i Kuq organizoi gjithashtu përpjekje për të shpërndarë ujë të ftohtë për pastrehët në Tuluzë, ku temperaturat gjithashtu janë rekord.

"Kjo është vala më e hershme e të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Francë" që nga viti 1947, tha Matthieu Sorel, një sinoptikan në Meteo France.

Në Spanjë, zjarret dogjën gati 9,000 hektarë pyje në rajonin veriperëndimor të Sierra de la Culebra të premten, duke detyruar rreth 200 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre”, thanë autoritetet rajonale.

Më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit po luftonin me zjarret në disa rajone të tjera, duke përfshirë pyjet në Katalonjë.

Disa qytete në veri të Italisë kanë njoftuar racionimin e ujit dhe rajoni i Lombardisë mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pasi një thatësirë rekord që kërcënon të korrat. Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit të premten me temperatura që arritën mbi 30 Celsius në orët e hershme të pasdites. Sipas ekspertëve, temperaturat e larta janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?