Temperatura nga -6°C deri në 13°C, njihuni me parashikimin e motit sot

4 Shkurt 2022, 07:12| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 07:32

  • Share

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre anticiklonare mbi Ballkan do te sjellë në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore.

Orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?