Temperatura nga -3°C deri në 16°C! Njihuni me parashikimin e motit sot

24 Shkurt 2022, 07:12| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 09:54

  • Share

Sipas MeteoAlb Shqipria është përfshirë nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në territor alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet do të jenë më të dukshme në shtrirjen perëndimore të Shqipërisë.

Ndërsa vranësirat do të jenë më të theksuara në orët e pasdites përgjatë zonave malore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?