Temperatura nga -3°C deri në 15°C, njihuni me parashikimin e motit sot

28 Shkurt 2022, 07:13| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 09:10

  • Share

Sipas MeteoAlb vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që herë pas here të kemi zhvillim të përkohëshem të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Por në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verlindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?