Temperatura nga 2°C deri në 16°C, ja si parashikohet moti sot

14 Shkurt 2022, 07:16| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 07:51

  • Share

Sipas MeteoAlb një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit duke sjellë shira të dobët në të gjithë vendin dhe reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.

Orët vijuese mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në veri dhe qendër të territorit duke lënë me vranësira por pa reshje zonat jugore të shqipërisë, situatë kjo e cila do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita ruan vlera kostante duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?