Temperatura nga -1°C deri në 17°C, njihuni me parashikimin e motit sot

18 Shkurt 2022, 07:04| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 09:09

  • Share

Sipas MeteoAlb edhe sot moti i kthjellët mbizotëron në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të lehta priten në zonat malore përgjatë gjithë 24 orëshit.

Parashikohet që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të mbetet i gjithë vendi edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?