Erion Veliaj

Temperatura nën zero në Tiranë, bëni kujdes! Veliaj apel qytetarëre: Për çdo emergjencë telefononi 112

12 Janar, 22:52| Përditesimi: 12 Janar, 23:12

  • Share

TIRANË- Temperaturat në kryeqytet kanë rënë nën zero. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë thirrje që qytetarët të cilët shohin persona të pastrehë apo kanë ndonjë emergjencë, të telefonojnë numrin 112 ose të kontaktojnë Qendrat Sociale.

Veliaj bën thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi fundjava  parashikohet me temperatura të ulëta nën zero dhe me reshje dëbore.

"Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta❄️, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë???? apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112☎️ ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?