Temperatura nën 0, i ftohti dëmton 250 ha patate në Divjakë

29 Mars 2023, 19:18| Përditesimi: 29 Mars 2023, 19:28

  • Share

Edhe pse jemi në stinën e pranverës, janë dashur vetëm 24 orë nga ulja e menjëhershme e temperaturave në zero, që rreth 250 hektarë tokë e mbjellë me kulturën e patates në Divjakë të shkojë dëm.

Dëmet janë shkaktuar më shumë në Divjakë dhe fshatrat Xeng, Mizë, Zharrnec, Kamenicë e Kryekuq, ku 70% të prodhimit të pritshëm është shkatërruar.

“Na ka dëmtuar shumë. Kam mbjellë 6 dylym. Na i humbi shpresat. Çfarë rendimenti do marrim tani, vetëm gjysmë për gjysmë s’ka rendiment. Bujqësia ka mbetur bë dorë të Zotit tani. Kush interesohet për ne?”- thotë nje fermer tjetër

Ky dëm ekonomik për fermerët pritet të ndjehet edhe në çmimin e shitjes pasi shtyhet me një muaj dalja në treg e prodhimit.

“Na bëri aq dëm sa këto nuk bëhen më. Është rendimenti shumë i ulët në vazhdim. Na ka bërë shumë dëm. Nuk ka mundësi më të rikuperohet dëmi pasi këto janë të mëdhaja dhe nuk japin më rendiment”, thotë një fermer

“Ka rënë temperatura, ka shkaktuar shumë dëme. Unë kam mbjellë 3 dylym. Patate i ka dëmtuar të gjitha, komplet”, shprehet një fermer tjetër.

Ashtu si dhe për të gjitha kulturat e tjera në fushë apo edhe në sera në rastet e fatkeqësive natyrore fermerët nuk sigurojnë dot të mbjellat.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?