Foto ilustruese

Temperatura deri në 36 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

2 Gusht 2023, 07:25| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 07:26

  • Share

Edhe për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të bëhen prezente në orët e mesditës.

Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 32°C

në zonat e ulëta 19 deri 37°C

në zonat bregdetare 22 deri 36°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?