Temperatura deri në -6 gradë, ja si parashikohet moti për sot

22 Dhjetor 2021, 07:27
  • Share

Sipas MeteoAlb, deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime, por ngrica sidomos në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe deri mëngjesin pasardhës. Edhe pse herë pas herë do ketë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita mbetet e pa ndryshuar duke luhatur ekstremumet ditore nga -6°C deri në 13 °C.

Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2-3 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?