Foto ilustruese

Temperatura deri në -5 gradë celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

20 Dhjetor 2021, 07:12| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 07:15

  • Share

Vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta, por të kthjellëta në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Për pasojë edhe në vendin tonë dita nis me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezent ngricat dhe temperaturat e ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?