Kronikë

Temperatura deri në 40°C, parashikimi i motit për sot

4 Gusht 2021, 07:15| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 11:39

  • Share

Mbetemi në dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të paradites në një pjesë tëe mire te vendit, sipas meteoalb. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash te lehta dhe të përkohshme në zonat malore, pasi mbremja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke sjellë mbizotërim te kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do te fryjë me shpejtesi 38 km/h nga drejtimi Perendimor - Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 3 balle.

Rajoni dhe Europa: Kontinenti Europian mbetet me vranesira te cilat do te gjenerojne reshje te shoqeruara me mini stuhi ere ne Qendra dhe Veriu. Ndërsa Europa Lindore dhe Jugore do te jene ne mbizotërimin e motit te qendrueshem, ku me te dukshme kthjellimet do te jene ne brigjet e Egjeut.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?