Kronikë

Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

10 Gusht 2021, 09:02| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 09:04

  • Share

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat me të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme në vend, ku në zonat e thella malore do të krijohen mundësi të pakta për reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 - 4 ballë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?