Kronikë

Temperatura deri në 39 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

14 Korrik 2021, 07:20| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 07:21

  • Share

Vijon ndikimi i masave ajrore nga Afrika duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë republikën e Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, përjashtim bën vetëm skaji verilindor dhe juglindor ku pas mesditës do ketë vranësira kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?