Temperatura deri në 21 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

26 Mars 2022, 07:23| Përditesimi: 26 Mars 2022, 07:36

  • Share

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites parashikohet të ketë në territor kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa kthjellime dhe vranësira do të këtë në zonat malore. Por në pasdite dhe në orët vijuese vranësirat gradualisht do të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara në veri të Shqipërisë do të jenë më të shumta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?