Foto ilustruese

Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

29 Mars 2023, 07:18
  • Share

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në vendin tonë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe në ultësirën perëndimore.

Ndërsa vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore duke krijuar dhe mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?