Temperatura 40 °C ! Banorët e fshatit Zhamë në Lushnjë 1 orë ujë në ditë: Jemi ankuar por pa zgjidhje

15 Korrik 2023, 15:58| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 19:39

  • Share

Me një situatë aspak të mirë po përballen banorët e fshatit Zhamë të Lushnjës. Prej 3 dekadash banorët ndihen të braktisur e të lënë në harresë nga qeveritë. Më kryesore për ta është mungesa e ujit të pijshëm.

Në një kohë kur temperaturat shënojnë rreth 40 gradë Celsius, banorëve të fshatit Zhamë ju duhet të përballen me mungesën e ujit.

3 mijë banorët e këtij fshati ndihen të braktisur, pasi prej vitesh nuk gjejnë zgjidhje me ujin, të cilin e kanë vetëm një orë në dispozicion.

“Ujë të pijshëm nuk ka zona jonë, I plotësojmë nevojat me puse private. Ka 1 vit që është projekti, tjerat nuk e di. Urdhëro nëpër kanale, nëpër dreq nëpër shejtan.Problemin kryesor e kemi me pisllëqet, lekët e ujit I paguaj çdo muaj. Jemi të detyruar të blejmë ujin. Pse mos të marrim ujë nga depozita që furnizon Cermën”, u shpreh një banor.

Edhe pse nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët kanë trokitur në dyert e bashkisë Lushnjë, duket se ankesat janë në vesh të shurdhët pasi prej vitesh nuk kanë asnjë zgjidhje.

“Ky problemi jonë nuk është zgjidhur, e gjithë puna për 2 km tub”, tha një banor.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 16/07/2023 04:14

    a ka shtet ketu apo jo..

    Përgjigju
  • llazi: 15/07/2023 22:56

    E pa falshme dhe e turpeshme, jemi i vetmi vend ne Evrope qw uje jemi dhe uji skemi. O parti te qofsha fale...

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/07/2023 20:28

    Te na falin banoret, por jemi shum te zene me Podcaste.

    Përgjigju
  • edi: 15/07/2023 20:00

    Sa te keni revolucionarin Braçe mos u merzisni,do beni pak durim por njrhere uji do vije.

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/07/2023 18:34

    Kjo është Shqipëria d krimit më kriminalinspektör në krye…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?