Tema e diskutimit me Ramën sot në Bruksel, çfarë përmban plani i ri me 4 pika i Von der Leyen për rritjen e Ballkanit Perëndimor

27 Qershor 2023, 11:52| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 11:54

  • Share

Planin e ri të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor gjë për të cilën von der Leyen diskutoi në takimin me Ramën, presidentja e KE e ka njoftuar në 31 maj gjatë fjalës së saj në forumin ‘GLOBSEC’ të mbajtur në Bratislavë.

Plani i paraqitur nga Von der Leyen bazohet në katër shtylla, ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i  reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.

”Ballkani Perëndimor mund t’i bashkohet tregun tonë unik digjital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose kompjuterike.

Ne mund të lehtësojmë tregtinë tonë në mallra dhe pagesa. Unë dua që tregu ynë i vetëm të jetë një motor ndryshimi, jo vetëm për vendet që tashmë janë anëtarësuar si pjesë e familjes, por edhe për ata që po ecin drejt nesh.

Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ballkanin Perëndimor me rritjen e financimit të paraanëtarësimit. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për investime në Ballkanin Perëndimor.  Këto investime do të përmirësojnë jetën e njerëzve”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Forumin Globsec 2023, në Bratislavë.


Lajmi kryesor:

Rama vizitë dy ditore në Bruksel, takim me Von der Lyen: Plan 4 pikësh që përshpejton integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?